Connect with us

Kosova

Fatmir Limaj: Plani franko-gjerman e shtyn krizën me 10-20 vjet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka vlerësuar negativisht planin e propozuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Ai ka thënë se ky propozim nuk i ofron asgjë Kosovës dhe se sipas tij nuk i merr asgjë Serbisë.Limaj është shprehur gjithashtu se, nëse pranohet një plan i tillë, ai do të krijonte më shumë efekte negative sesa pozitive.

Gjithashtu Kryetari i Nismës Socialdemokrate, kritikoi edhe opozitën për mënyrën se si po i qasen temës së Asociacionit.

Më tej, për gjithë situatën e krijuar në raport me Serbinë, Fatmir Limaj ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti teksa tha se Qeveria ka bërë veprime popullsite dhe që sipas tij, po i kushtojnë shumë Kosovës.

Advertisement