Connect with us

Aktualitet

Fatos Lubonja komenton deklaratat e Berishës

Analisti Fatos Lubinja ka komentuar deklaratat e Sali Berishës pas daljes nga Prokuroria e Posaçme. Lubonja u shpreh se ka një të vëretë në ato deklarata, që Rama kontrollon SPAK.

“E para që bie në sy është që gjeta një grup kriminal, por pastaj edhe të terrorizuar. Ka një kontradiktë sipas meje. Sipas interpretimit janë dy grupe, grupi kriminal që është pjesa e lidhur me qeverinë sipas tij, dhe një pjesë njerëzish që janë të terrorizuar sepse nuk veprojnë. Ka prokurorë atje që nuk lëvizin dot siç do shumica. Ka një të vërtetë që SPAK-u kontrollohet nga Rama dhe do të thotë se shumica e prokurorëve janë nën këtë kontroll.

Nëse Berisha flet për të terrorizuar nënkupton që ka një pjesë siç funksionon në një regjim dhe në regjim jo të gjithë janë vullnetarë të regjimit. Flitet që ky Dumani është më i pavarur se sa ky Kraja. Por, grup kriminal mua nuk më shkon shumë. Për mua, grupi kriminal është me në krye Ramën dhe këta janë pjesë e këtij grupi më të madh. Dhe ky që e quan pjesë e një grupi kriminal është pjesë e një bande që kontrollon drejtësinë si instrument pushteti”, tha Lubonja.

Ndërsa për deklaratat e Berishës, i cili tha se masat ndaj tij janë staliniste, Lubonja kishte këtë koment: “Staliniste më duket e tepruar. Nëse kuptojmë enverizmin, agjitacion propagandë ishte deri në 10 vjet dhe jo kjo që del nga ballkoni nga 10 deri në dënim me vdekje. Brenda sistemit kemi një regjim që ka hijet e diktaturës së dikurshme ku përdoret policia dhe drejtësia për t’i mbyllur gojën opozitës. Në stalinizëm nuk kishte opozitë. Këtu kemi një hije të atij mentaliteti me metodat demokratike. Opozitë duhet të ketë në demokraci. Në thelbin e vet kemi të bëjmë me një jehonë të asaj kohe ku nuk ka pluralizëm të vërtetë, dialog. Këtu vendos tirania e një mazhorance”, u shpreh ai.

Advertisement