Sport
Federata e Futbollit Anglez e konfirmon, Wiegman mund të jetë pasuesja e Southgate
Trajneria e “Luaneshave”, kombëtares angleze të femrave Sarina Wiegman, do të konsiderohet nga Federata e Futbollit të Anglisë si pasardhëse e mundshme e stolit të kombëtares së meshkujve, aty ku aktualisht drejton Gareth Southgate.
Wiegman u emërua në këtë rol në vitin 2021 dhe e ka udhëhequr Anglinë në finalen e Kupës së Botës për femra një vit pasi fitoi Euro 2022. Me kontratën e Southgate që skadon në vitin 2024, shefi ekzekutiv i Federatës Angleze, Mark Bullingham ka sugjeruar se ajo do të jetë në kornizë kur ata të shqyrtojnë opsionet për të marrë përsipër kombëtaren e “Tre Luanëve”.
“Pse duhet të jetë gjithmonë një mashkull? Sarina po bën një punë të shkëlqyer te kombëtarja e femrave, por mendoj se këtë gjë mund ta bëjë edhe te ajo e meshkujve. Nëse në një moment në të ardhmen ajo vendos të marrë përsipër një skuadër meshkujsh, ky do të ishte një hap vërtet interesant. Unë mendoj se ajo është e aftë për këtë gjë”, është shprehur Bullingham.