Connect with us

Aktualitet

“Fëmijët fshehin armët nëpër varre”/ Deklaratat e forta të Karamuços: E kam me foto, disa i fusin armët e ftohta në çantat e vajzave

Teksa diskutohej për sigurinë në shkolla dhe situatën alarmante të krimeve tek të miturit, profesori i kriminalistikës Ervin Karamuço tregoi sesi të miturit i fshehin armët e forta.

Sipas tij, ata mbajnë armë të ftohta dhe disa prej tyre, i fshihnin nëpër varreza, ndërsa një foto u publikua në Top Story.

Karamuço tha se djemtë sot nuk marrin as çantë në shkollë, dhe armët e ftohta madje ua mbajnë vajzat në çanta.

Dënohen me 12 vite, del pastaj me 6-7. I futin ato armët e ftohta te çantat e vajzave, nuk marrin çantë këta, se e kanë si status. E shikon zysha këtë status? Këta sikur shkojnë në luftë.

U kam thënë policëve, shkoni merrni nëpër lokale. Ka të mitur që janë vrarë edhe pse s’kanë qenë pjesë e sherrit. Bandat bëjnë manipulime emocionale, u thonë fëmijëve shiko se s’të kap drejtësia”-u shpreh Karamuço.

 

Advertisement