Connect with us

Rajon

‘Fëmijët në luftë ose paqe’/ Vuçiç: Gjithçka në botë është tradhëti

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha se do të jetë gjithnjë e më e vështirë për Serbinë pasi situata në botë po komplikohet dhe se Perëndimi dëshiron ta rrëmbejë “kartën e Kosovës” nga duart e presidentit rus Vladimir Putin.

Duke folur për kritikat ndaj tij për politikën në lidhje me Kosovën, Vuçiç pyeti në mënyrë retorike “doni paqe, apo doni t’i dërgoni fëmijët në luftë. Nëse doni paqe mos u ankoni se gjithçka në botë është tradhti”, tha Vuçiç nga Abu Dhabi.

Siç transmeton “N1”, Vuçiç vlerësoi se konflikti ukrainas-rus do të vazhdojë të përshkallëzohet, sepse në fjalimet e djeshme të presidentëve të Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara, Vladimir Putin dhe Joe Biden, askush nuk foli për paqen, por vetëm për fitoren ndaj palës tjetër.
“Për Putinin, e vërteta është në anën e Rusisë, dhe për Biden, Ukraina nuk është vendi ku Rusia do të fitojë” – komentoi presidenti serb

 

Advertisement