Lifestyle
Femra kujdes, këto gjëra s’i pëlqejnë meshkujt
Ka shumë veshje të cilat meshkujt nuk pëlqejnë te femrat. Veshje të cilat ato mendojnë se nuk duken bukur. Duke filluar nga atletet, fustanet e ngushta, fundet e gjata apo grimi i rëndë janë tendenca jo dhe aq të goditura. Ja se çfarë duhet të shmangni:
Atletet ose këpucët e rrafshëta
Është e vërtetë që atletet apo këpucët e rrafshëta, pra pa take, janë më se të rehatshme. Ato janë perfekte për të bërë një shëtitje apo për të bërë blerje. Por në të vërtetë meshkujt preferojnë takat dhe kjo nuk është surprizë. Aq shumë i pëlqejnë takat, saqë nuk u interesojnë nëse ankoheni se nuk janë komode sa t’i mbash gjithë ditën veshur. Ndodh që shumë prej femrave zgjedhin të veshin taka për t’u dukur sa më tërheqëse në sytë e tyre.
Fundet e gjata
Një tjetër veshje që ata nuk pëlqejnë te femrat janë fundet e gjata. Ata madje nuk i pëlqejnë edhe në dimër, pasi u duket sikur vajzat kanë mbuluar pjesën e tyre më të bukur – këmbët. Edhe nëse fundet mund të jenë të bukur, në modë apo “trendy” ata do të preferonin më tepër një veshje me xhinse sesa funde të gjatë deri në fund të këmbëve. Por ata nuk preferojnë as fundet e shkurtër, e sidomos ato mini e të ekzagjeruar.
Grimi “i rëndë”
Ajo që nuk pëlqejnë aspak meshkujt është kur grimoheni “rëndë”. Duke filluar nga përdorimi i pudrës me tepricë që në mëngjes, buzët e rënduara e deri te sytë e grimuar me ngjyrë të zezë. Shumë vajza parapëlqejnë përdorimin e ngjyrave të forta si të zezën në vend të ngjyrave më natyrale. Shpesh ata përfundojnë duke u thënë të dashurave se duken më bukur të palyera.
Veshjet e ngushta
Të nxjerrësh format e trupit në pah është shumë sensuale. Të blesh rroba të ngushta me të cilat nuk mund të marrësh frymë lirisht nuk është aspak e tillë. Fustanet, bluzat apo pantallonat ekstremisht të ngushta janë gjithçka që meshkujt nuk pëlqejnë. Sidomos te ato vajza të cilat janë pak më të shëndosha, të cilat për t’u dukur elegante zgjedhin veshje deri në dy numra më të vegjël. Përdorni veshje të bukura të cilat mund të jenë të lirshme dhe të përshtatshme për ju.
Pra, këto janë disa nga veshjet të cilat meshkujt nuk i pëlqejnë te femrat. Nëse dëshironi që të mos keni probleme, atëherë përpiquni t’i shmangi ato.