Pinknews
Fenomeni Kida

Këngëtarja e njohur për publikun shqiptar, Kida ka mbushur sot 25 vjeç.
Kida ka publikuar në rrjetet e saj sociale disa pamje nga festa e ditëlindjes ku shihen torta dhe tollombacet ngjyrë rozë dhe urimet e pafundme të miqve të saj.
Nuk kishte si të mungonte edhe një dedikim nga kengëtarja për personat që e kanë mbështetur gjatë karrierës së saj.
“Faleminderit të gjithëve për urimet e ditëlindjes, familja ime, miqtë dhe fansat. Ju dua. 25”, shkruan Kida në postimin e saj.
Më herët, Kida është shprehur se asnjëherë nuk do ndalet së bëri punën që ajo do më së shumti, këndimin.
“Po bëhen 10 vite, e unë u rrita bashkë me dashurinë që ma dhatë ju. Ju më keni bërë ëndrrën time realitet sa herë që kam parë se po këndoni bashkë me mua, ju jeni zëri më i bukur që kam dëgjuar. Çdo brohoritje e juaja mua më ka dhënë vullnet për të punuar fort e të jem aty për ju gjithmonë. Nuk do të ndalem asnjëherë duke e bërë punën që dua më së shumti, ku shpërblim marr buzëqeshjet e juaja. Ju dua shume, urs always #Kida ”, ka thënë ajo.


