Connect with us

Pinknews

Fenomeni Luiz ‘prek’ edhe të huajt, amerikanët të fiksuar mbas tij

Tashmë është e dukshme afeksioni që kanë shqiptarët me formatin Big Brother VIP.

Aktualisht ndër programet më të shikuara si në Kosovë, ashtu edhe në Shqipëri mbeten spektaklet BBVK dhe BBVA.

E kur jemi te kjo e fundit, duket se fenomeni Luiz Ejlli ka arritur gjer edhe tek të huajt, më saktësisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka qenë humoristi shqiptar Edmond Çami, i cili jeton dhe vepron në ShBA, ai i cili përmes një videoje të publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ka treguar se dasma e Luizit dhe Kiarës po ndiqet me interes edhe në kontinetin e largët.

Ai fillimisht ndal një person në park, i cili refuzon t’i bashkohet lojës në basketboll, pasi është duke parë videon e Kiarës dhe Luizit.

Më pas videoja vazhdon me një tjetër djalë në palestër, i cili nuk është gati të nisë ushtrimet, pasi gjithashtu po shikon BBVA.

E njëjta gjë ndodh edhe me dy miq në një kafene dhe një taksist, të cilët në video thonë se janë të zënë duke e shikuar spektaklin.

Kjo video satirike ka marrë vëmendjen e shumë ndjekësve të humoristit në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

 

Advertisement