Connect with us

Kosova

Fenomenti i Vijave të Kuqe/ Vjosa Osmani për asociacionin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova ka një vijë të kuqe për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, e ajo është që të ai të mos ketë të drejta ekzekutive.

Osmani, në një intervistë për median austriake, tha se po të kërkonte Austria një shoqatë të austriakëve në Kosovë, kjo nuk do të paraqiste problem, por shtoi se këtë po e kërkon një shtet që nuk e njeh Kosovën.

Sipas saj, për zbatimin e Asociacionit, duhet që të respektohen zotimet tjera të marrëveshjes dhe se nuk guxon të shkelet Kushtetuta e Kosovës.

“Kjo duhet të shkojë paralelisht me zbatimin e pikave të tjera të marrëveshjes, siç është njohja e simboleve kombëtare. Serbia ka treguar se nuk dëshiron ta zbatojë këtë pikë. Ne presim që edhe nëse Serbia vazhdon me bllokada, partnerët tanë do të mbështesin integrimin ndërkombëtar të Kosovës” – theksoi Osmani

Advertisement