Sport
Festa e Mancester Cityt, sa para shpenzoi në alkol Xhek Grilish
Një sezon si protagonist në fushë, ku ai fitoi tripletën, duke ngritur Premier Ligën, Ligën e Kampioneve dhe Kupën FA.Por festën e vërtetë të Mançester Sitit për suksesin historik të këtij sezoni e shijoi Xhek Grilish. Sulmuesi anglez ishte shpirti i festës së “qytetarëve” në çdo pjesë të rrugëtimit të skuadrës së Pep Guardiolës nga Stambolli deri në nisje të grumbullimit me kombëtaren e Anglisë dhe ish-kapiteni i Aston Vilës nuk kishte asnjë drojë që të shfaqej përpara kamerave duke konsumuar alkool, madje shumë alkool.Dhe babai i tij, duke folur për “Mirror” ka zbuluar edhe faturën e shpenzimeve për pijet e të birit gjatë këtyre ditëve: “Fatura e pijeve i afrohej shifrës së 55 mijë eurove. E pashë faturën dhe përpara se ju ta thoni, ajo nuk ishte vetëm fatura e pijeve të Xhekut. Në të vërtetë, ai shkoi në shtëpi shpejt atë mbrëmje”.Portieri Ederson tregoi edhe se lojtarë si Diaz që nuk e konsumojnë alkoolin, atë natë u dehën me vetëm dy teke, madje portugezi volli në çantën e mamasë së Grilishit.