Connect with us

Lifestyle

Festat e fundvitit ndajnë çiftet

Edhe pse tingëllon e çuditshme që  divorcet  mund të lidhen me muajt e vitit, statistikat tregojnë se ka një lidhje mes tyre.

Ndoshta nuk e keni menduar, por sezoni i festave mund të ndikojë në të menduarit tuaj, duke ju shtyrë të rivlerësoni marrëdhënien tuaj me bashkëshortin, por edhe t’i shtyni ato vendime për më vonë.

Në bazë të analizave, ekspertët zbuluan se numri më i madh i divorceve ndodh gjatë muajit janar, pse është kështu?

Ata arritën në përfundimin se kjo është për shkak se njerëzit shmangin tematika të dhimbshme dhe marrjen e vendimeve  të mëdha gjatë pushimeve .

Njerëzit tërhiqen nga euforia e festave dhe më pas i lënë të gjitha problemet e martesës dhe familjes për më vonë, dhe kur  vjen janari , gjithçka që i ka dëshpëruar gjatë pushimeve del dalëngadalë në sipërfaqe.

“Pushimet janë një periudhë kur emocionet ngrihen në një nivel më të lartë, ndaj nëse jeni të pakënaqur në martesë ose jeni të zemëruar me partnerin tuaj, kjo periudhë mund të jetë një pikë kthese,” thotë avokati i divorcit Jaime Groza

Nga ana tjetër, shumë njerëz në dhjetor magjepsen nga dekorimet, dritat, bien nën ndikimin e muzikës së mrekullueshme, magjike të festave, aq sa besojnë se gjithçka mund të kthehet dhe të shkojë për mirë. Fatkeqësisht, sapo kalojnë pushimet, kuptojnë që magjia përfundoi.

Advertisement