Connect with us

Aktualitet

Festat/ Intensifikohen kontrollet, AKU ndëshkon me 500 mijë lekë gjobë 5 markete në Durrës, Fier, Gjirokastër, Kukës

Autoritetit Kombëtar i Ushqimit ka ndëshkuar me 500 mijë lekë gjobë 5 subjekte në Durrës, Fier, Gjirokastër, Kukës për mangësi të etiketimeve të produkteve në gjuhën shqipe, mangësi në sistemin e gjurmueshmërisë dhe dokumentacion.

“Me rastin e festave të fundvitit intensifikohen kontrollet, AKU ndëshkon 5 subjekte për mosplotësim të kërkesave ligjore.

Vijojnë pandërprerë kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në të gjithë qarqet e vendit, në mbrojtje të shëndetit të konsumatorëve.

Për shkeljet e konstatuara, trupat inspektuese kanë marrë masat administrative me “gjobë” në vlerën e 500.000 lekë dhe janë bllokuar 90 kg produkte të ndryshme ushqimore, deri në plotësimin e mangësive në etiketim.

Këtë prag festash fundviti, AKU ka intensifikuar kudo kontrollet për garantimin e sigurisë ushqimore”- thuhet në njoftim

Advertisement