Connect with us

Pinknews

Fifi ka një kërkesë për Ramën dhe presidentin Begaj

Nëpër intervista dhe jo vetëm, Fifi shpesh përmend një detaj, mungesën e pasaportës shqiptare.

Përkundër faktit që është një prej artisteve më të suksesshme dhe prej vitesh jeton në Shqipëri, në një paradoks të pashoq, as me dekret e as proceduralisht, Fifit ende nuk i është dhënë pasaporta e shumëmerituar shqiptare.

Në lidhje me këtë fakt, ajo e ka ripërsëritur kërkesën e saj publikisht.

Përmes një postimi në Instagram, Fifi i ka bërë thirrje Presidentit, Kryeministrit, Kryebashkiakut të Tiranës dhe Ministres së Kulturës që ta shqyrtojnë kërkesën e saj.

“Si një vajzë shqiptare nga Kosova që veproj e jetoj tash e shtatë vite në Shqipëri dhe dua fort të pajisjem me pasaportën shqiptare me shqiponjë… A mund të ndodhi që të bëhem nënshtetase shqiptare ndonjëherë?” – ka pyetur Fifi.

Urojmë që kërkesa e saj të plotësohet sa më shpejt, me dëshirën që në të ardhmen, çdo shqiptar kudo ku  ndodhet, të mos privohet nga pasaporta e shtetit të origjinës.

No description available.

Advertisement