Bota
Fiken ‘dritat e kuqe’ në Amsterdam
AMSTERDAM– Një nga pamjet më ikonike të Amsterdamit, lagjia me famë botërore të dritave të kuqe të qytetit ku punonjëset e seksit pozojnë në dritare për të tërhequr kalimtarët, mund të mbyllet përgjithmonë.
Shumë shpejt, mund të jenë vendosen perde në dritaret e shtëpive publike të lagjes së njohur De Wallen të qytetit, pasi këshilli lokal voton këtë javë nëse duhet të ‘pastrohet’ imazhi i Amsterdamit duke i detyruar perdet e kuqe të qëndrojnë të mbyllura përgjithmonë.
Sipas propozimit, klientëve do t’u kërkohet të rezervojnë përmes një kodi QR në telefonat e tyre.
Kreu lokal i partisë holandeze Liberale D66, i cili propozoi ligjin e ri, tha se puna e seksit ishte bërë një atraksion turistik, duke çuar në sjellje degraduese, të padëshirueshme ndaj punonjësve të seksit nga turistët e dehur, sjellje për të cilën pretendoi se nuk kontribuon në përmirësimin e pozicioni i gruas në epokën e lëvizjes ‘MeToo’.
Megjithatë, vetë punonjësit e seksit në qytet thanë se masat e reja do t’i bëjnë ata më pak të sigurt pasi nuk do të jenë në gjendje të shohin se kush i ka rezervuar deri në momentin që klienti tu shkojë në dhomë.
“Si mund të tërheq klientët me perde të mbyllura?” pyeti një punëtore seksi holandeze, Lucy.
“Ata thonë se është për mbrojtjen time, por kjo është e pakuptimtë. Nëse vijnë njerëz të dehur, nuk i lë të hyjnë. Kështus’do mundem të kontrolloj asgjë,”- thotë ajo.
Masat do të votohen këtë javë krahas propozimit për të mbyllur perdet. Masat do të përfshijnë dhe ndalimin e pirjes së duhanit të kanabisit në zonat publike.
Këshilltari i Amsterdamit, Diederik Boomsma, nga partia e Apelit Kristian Demokrat, tha se donte të hiqte qafe imazhin e Amsterdamit si një qytet ku turistët “mund të bëjnë të gjitha gjërat që nuk u lejohen në vendin e tyre”.