Connect with us

Lifestyle

Fileto Pule me Spinaq dhe Djathë – Recetë e Lehtë dhe e Shpejtë

Një recetë e pasur në vlera ushqyese dhe plot shije gjithashtu.

I pasur në proteina dhe vitamin B6 mishi i pulës është jo vetëm i shijshëm, por edhe një mik i mirë organizmit tuaj.

Mishi i bardhë është pjesa më e shëndetëshme e pulës bashkë me spinaqin ju do të merni një grup vitaminash me veti të jashtëzakonshme  vetëm në një vakt.

AgroWeb.org sot ju sugjeron një recetë shumë të thjeshtë dhe të shëndetëshme që përgatitet në pak minuta.

Përbërësit

  • 4 fileto gjoks pule
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 450gr spinaq
  • 130 gr djathë i bardhë
  • 250 gr thërrime buke të thekur
  • 110 gr gjalpë i shkrirë
  • 2 thelpinj hudhër e grirë

Përgatitja

AgroWeb.org ju udhëzon që të nisni recetën duke ndezur furrën në temperaturë 180 gradë.

Më pas, merni filetot e pulës dhe përgatitini për t’i mbushur.

Mund të zgjidhni t’i mbushni sipas dëshirës, një mënyrë është t’i rrihni me një çekiç derisa të bëhen të holla që më pas të mund t’i bëni role.

Mënyra e dytë është ajo e prerjes së filotos në dy pjesë, por pa i shkëputur pjesët nga njëra tjetra deri në fund.

Ndërkohë në një tigan gatuani spinaqin dhe hudhrën e grirë duke i shtuar pak nga pak të gjithë vajin e ullirit.

Shtoni në tigan edhe djathin e bardhë, sasia e djathit mund të jetë sipas dëshirës

Pasi spinaqi të jetë zbutur plotësisht vendoseni më kujdes brenda filetove të pulës.

Nëse ju ngelet sasi nga mbushja e spinaqit ruajeni për ta hedhur në tavë.

Pasi të keni mbaruar me mbushjen e pulës në mënyrën që ju dëshironi vendosni nga një kunjë në anë të mishit në mënyrë që spinaqi të mos dalë jashtë.

Në një pjatë hidhni thërrimet e bukës dhe lyeni disa herë filetot e pulës.

Ky hap mund të evitohet nëse ky përbërës nuk ju gjendet në shtëpi.

Vendosini në një tavë qelqi duke i hedhur pak gjalp të shkrirë sipër.

Futeni në furrë për 30 minuta në temperaturë 180 gradë.

Më pas pula është gati për t’u shërbyer dhe shijuar.

Advertisement