Sport
Finale italo-gjermane në Europa League! Leverkusen barazon 2-2 me Romën
Atalanta – Bayer Leverkusen do jetë finalja e 22 majit për Europa League që do luhet në Dublin dhe Fiorentina – Olympiacos finalja e Conference League që do luhet më 29 maj në Athinë.
Duhej autogoli i Mancinit në minutën e 82 dhe goli i Stanisic në shtesë që Leverkusen të gjente finalen dhe të ‘hakmerrej’ kundër Romës për eliminimim po në këtë fazë të Europe League një vit më parë. Kampionët e Bundesligës thellojnë relordin në 49 ndeshjesh pa humbje këtë sezon.
Në Bergamo, Atalanta fitoi 3-0 kundër Marseille në gjysmëfinalen tjetër. Lookman, Ruggeri dhe Toure shënuan për Atalantën, duke bërë historinë. Me rezultatin e përgjithshëm 4-1 Atalanta siguron finalen e parë ndërkombëtare. Gjimshiti luajti 90 minuta për vendasit dhe ishte një ndër më të mirët në fushë.
Në Conference League është Olympiacos që i bashkohet Fiorentinës në finale. Skuadra greke fitoi 2-0 në ndeshjen e kthimit në Athinë falë dopietës së El Kaabi dhe me rezultatin e përgjithshëm 6-2 eliminon anglezët. Dje Fiorentina kaloi Club Brugge.