Politike
Financimin e partisë, Shehaj: Nuk kam qef të harxhoj paratë e mia

Analisti Mentor Nazarko debatoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN Tv me kryetarin e partisë Mundësia, Agron Shehaj. Nazarko tha se është shqetësuese se Shehaj e financon i vetëm partinë. Kurse Shehaj u përgjigj se është krenar që është financues i partisë Mundësia dhe kjo i jep liri të jashtëzakonshme.
Pjesë nga biseda
Nazarko: Kjo shprehja që thatë ju të ngjashmit, më shqetëson pak sepse edhe brenda partisë ka karriera dhe prejardhje të ndryshme. Kjo parti është e financuar nga Agroni ngjan shqetësuese, edhe pse dihet se e ka me punë, por e formëson atë parti me të ngjashëm. Kontraston me përfytyrimin tim për partitë e reja. Nuk kontribuon një i vetëm. Duhet të kishte vullnetarë në kontribuim.
Nazarko: Eraldi ma tha në intervistë. Numri 2 i partisë dhe kjo është pozitive.
Shehaj: Çdo anëtar i partisë bën këto shpenzimet e vogla se nuk kërkon naftë se shpërndau fletushka.
Nazarko: Vuani nga një sëmundje, lehtësia në denoncim. Ju bëni quiz, thoni kush është më i korruptuar Peleshi apo Gjiknuri. I tregoni me fotografi. Kjo nuk është as Perëndimore, as lindore, lehtësi për të denoncuar politikanët. Disa prej tyre nuk janë përfolur për ndonjë aferë. Është me karakter populist, por jo thellësi strategjikë apo denoncuese. Pra lehtësia e denoncimit pa fakte. Partitë e reja janë struktur pas SPAK-ut. Populli do alternativa, do bukë.
Shehaj: E fillojmë nga financimi. Nuk kam ndonjë qejf të harxhoj paratë e mia, i kam me punë dhe djersë, jo të vjedhura. Secili bën sa mundet. Do të doja se para se të shkonim te perfeksioni, ne jemi në një vend ku paratë e pista dhe të korrupsioni financojnë partitë politike. PS ka harxhuar 2-3 mln këtë deklaron, por ata në fakt këto i harxhojnë në ditë. 3 mln euro PS nuk ka shans t’i harxhojë në një palë zgjedhjet. E njëjta gjë me të gjithë partitë e tjera. Po edhe me parti të reja. Unë kam nxjerrë fakte, sepse besoj se e vërteta duhej thënë. Nuk kanë bërë asnjë shkrim të vetëm. Unë jam krenar që jam financues i partisë Mundësia, por si nuk pash një shkrim që partitë e reja kanë patur lidhje me krimin e organizuar? Unë jam krenar dhe kjo më jep liri të jashtëzakonshme. Nuk kemi askënd që na ka kapur apo na ka dhënë lekë.
Ne jemi në kushtet që këtu jemi në fushatë elektorale, na ndajnë 3 javë e gjysmë nga zgjedhjet. Kjo ësht hera e parë që dal në media. Çdo darkë shikoj analistë që flasin për mua, por them mos duhet të dal unë? Nuk kam hapësira. Ngaqë dal njëherë te Ylli, një herë të Euronews dhe te Blendi duket sikur jam gjithkund. Ne përdorim intrumenta të tjera, TikTok, Instagram, aty duhen mënyra të reja. Ai është një nga postimet që ka si qëllim t’i tregojë qytetarëve, se si disa ministra dhe deputeëtë në hetim nga SPAK ose në burg, them se janë të korruptuar. Është mënyrë për ta përcjellë. Se po e shoh që…
Nazarko: Do shohësh qëllimet e mia ti?
Shehaj: Dukesh i shqetësuar.
Nazarko: Mos bëj psikanalizë.
Shehaj: Unë nxjerr faktin që të ulet buxheti i RTSH, drejtori i të cilit është dënuar sepse ka qenë pjesë e një aferë korruptive sipas gjykatës, mendoj të mos harxhojë 30 mln euro, por 5. Këtu ngrihen të gjithë dhe thonë do të mbyllë RTSH. Unë nuk kam thënë do ta mbyll. Të gjithë gënjejnë dhe shpikin.

