Connect with us

Aktualitet

Fishekët pa barut të Vuçiçit, Jamie Shea bën për ‘dy lekë’ trimin e Beogradit

Jamie Shea, ish-zëdhënësi i NATO-s në kohën e bombardimeve ushtarake ndaj Serbisë gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999, e cilëson si të vagët kërcënimin që presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, i ka bërë së fundmi Kosovës. Ai e cilëson atë vetëm si vijimësi e propagandës së Vuçiçit për konsum të brendshëm.

“Kërcënimin e presidentit serb e shoh kryesisht si një marifet propagandistik për konsum të brendshëm në Serbi dhe devijim të padobishëm nga detyra reale për të rikthyer në rrugën e duhur, normalizimin e marrëdhënieve të përshkruara në Marrëveshjen e Ohrit të vitit të kaluar” – deklaroi Shea.

Sipas tij, ajo çfarë po bën Vuçiçi s’është tjetër, veç zhurma e rradhës për kinse mundësinë e kthimit të trupave ushtarake në Kosovë.

Siç ka raportuar media serbe Danas, Vuçiç ka theksuar se nuk e përjashton mundësinë që Serbia të përdorë forcën në Kosovë, për shkak të sjelljes së autoriteteve të Prishtinës dhe komunitetit ndërkombëtar.

Por, Shea thotë se këto deklarata nuk qëndrojnë për shkak se me veprime të tilla jo vetëm që do shkelej sovraniteti i Kosovës – që është shtet i pavarur, por do të shkelej edhe Rezoluta 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Advertisement