Connect with us

Kronike

Fiskalizimit i shtohen kostot

Fiskalizimi do ti kushtojë shtetit edhe 6.5 milion euro të tjera të cilat do të shkojnë për mirëmbajtjen në dy vitet e ardhëshme.

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi të hënën hapjen e procesit të Kontrollit te Faturimit me një fond limit prej 770 milion lëkë pa TVSH ku parashikohet që fituesi do të sigurojë mirëmbajtjen e sistemit 24 muaj nga nënshkrimi I kontratës pra 2 vitë pas saj.

Projekti i fiskalizimit synonte që, duke nisur nga data 1 Janar 2020, të gjitha transaksionet midis bizneseve dhe konsumatorit do të raportoheshin tek Administrata Tatimore në kohë reale, bazuar në sistemin e ri të pajisjeve fiskale, ndërsa nga 1 Janari 2021, të gjitha transaksionet ndërmjet biznesit me njëri – tjetrin dhe ndërmjet biznesit me organet publike do të bëheshin në bazë të faturës elektronike.

Projekti u shty disa herë, fillimisht për shkak të pamundësisë për tu zbatuar brenda një periudhe të shkurtër dhe më pas nga pandemia. Procesi i fiskalizimit përfundoi tërësisht në mesin e vitit 2022, ose gati dy vjet më vonë se parashikimi fillestar. Tashmë mirëmbajtja duhet të prokurohet sërish.

Referuar dokumenteve të bëra publike thuhet se qëllimi kryesor i këtij projekti është mirëmbajtja e sistemit te  Fiskalizimi për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve.

Shërbimet e ofruara ndaj tatimpaguesve fiskalizmi, verifikimi i faturave, pranimi/refuzimi i faturave, si dhe ndaj administratës tatimore  duhet te jene funksionale 24ore/ne 7 dite” thuhet në dokument.

 

Advertisement