Connect with us

Kosova

Fitore, barazim, humbje/ Falje ‘tradhëtarëve’

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi e ka cilësuar si “parimisht pozitive, por vështirë të garantueshme”, marrëveshjen e arritur të shtunën në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, të gjitha palët, përfshirë ndërmjetësuesit, fituan diçka simbolike. Nga kjo, rezultati sipas tij, është vazhdimi i procesit të dialogut me shpresë dhe jo garanci se gjithçka do të përmbyllet këtë vit

“Albin Kurti fitoi ndryshimin kozmetik mbi Asociacionin. Vuçiq fitoi mungesën e nënshkrimit si narracion të “mos dorëzimit historik” para popullit serb, për te vazhduar shitjen e iluzioneve dhe mbajtur peng rajonin. Perëndimorët e dorëzuar përballë distancës së palëve fituan lajmin se po bëjnë diçka” – shkroi Maliqi në një postim në Facebook.

“Ndërkohë të dyja bashkë, Kosova dhe Serbia, pasi humbën një dhjetëvjeçar duke u sjellë vërdallë nëpër rrethin e manipulimeve me tema patriotike, fituan një marrëveshje parimisht pozitive, por vështirë të garantueshme – të varur dhe ndërlidhur me procesin e integrimeve europiane të Serbisë, i cili po ecën me shpejtësinë e breshkës. Me fjalë të tjera, fituam vazhdimin e procesit me shpresën (por jo edhe garancinë) se gjithçka përmbyllet sivjet” – deklaroi Maliqi

“Kosova po e paguan koston e keqleximit të momentit të favorshëm gjeopolitik ng lufta në Ukrainë dhe shpenzimit të krediteve politike ndaj aleatëve me aventurat e pakrye dhe të pakoordinuara në veri. Shpresoj që ky të jetë edhe fundi i qeverisjes me logjikë populiste dhe foshnjore” – theksoi analisti politika kosovare, I cili kujtoi edhe epitetet që kryeministri Albin Kurti dhe partia e tij dikur vulosnin ata që nuk I mbështesnin

“Nuk e di nëse ka ndonjë aneks në marrëveshje ku duhet të na kërkohet falje ne “tradhëtarëve”, por do ishte e udhës. Nuk keni nevojë ta nënshkruni. Edhe ne si BE-ja po e marrim si të mirëqenë”, shkroi Maliqi.

Advertisement