Aktualitet
Fitorja e Merz në raundin e dytë të votimit në parlament, pse është lajm i rëndësishëm

Nga Endri Tafani
Lajmi më i rëndësishëm sot është fitorja e Merz në raundin e dytë të votimit në parlament.
Raundi i parë i votimit tregoi atë që dihej prej kohësh. Penetrimi e thellë të Rusisë në të dy krahët e politikës gjermane.
Në PSD gjermane duket akoma influenca e Shroeder ish kancelarit gjerman që punon aktualisht për Gazpromin rus, dhe në CDU gjermane ndihet akoma influenca e Merkel që nuk pendohet as sot e kësaj dite për gjëmën që i bëri Gjermanisë, Ukrainës dhe Europes me politikën e saj proruse të favorizimit të gazit rus dhe mbylljes së centraleve bërthamore gjermane, mos vendosjen e sanksioneve ndaj pushtimit të Krimese, hapjen e portave për emigrantët që shkatërroi kohezionin social në Europë etj.
Që u desh një raund i dytë votimi tregon që këto influenca proruse janë akoma të gjalla në mazhorancen parlamentare gjermane. Që u desh një raund i dytë votimi dhe në të dytin vota ndryshoi tregon që ka akoma diçka që nuk shkon në politikën gjermane që duket si politike sallonesh.
Në të njëjtën kohë që Merz fitoi në raundin e dytë është një sinjal pozitiv për Gjermaninë dhe Europen, ndërkohë që alternativa e zgjedhjeve të parakohshme do ishte një goditje e rëndë për atë që përfaqëson Merz, politike anti-ruse, pro sigurisë Europianë dhe paprekshmërinë se kufijve, si dhe rolit me të madh të Europës në botë.
Pra fitorja është e rëndësishme, duhet mirëpritur, por duhet patur parasysh që nuk do ta ketë të lehtë me penetrimi e thellë rus në politikën gjermane dhe atë europiane.

