Connect with us

Sport

Fitorja e Spanjës ndaj Italisë, ja si mund të kualifikohet tashmë Shqipëria nga grupi

Spanja arriti një fitore minimale ndaj Italisë falë një autogoli të Calafiorit, duke siguruar kështu matematikisht kualifikimin dhe vendin e parë në Grupin B.

Shanset për Shqipërinë vazhdojnë të jenë aty, teksa takimi i radhës për kuqezinjtë do të jetë pikërisht ndaj “La Rojas”.

Një fitore e mundshme e kuqezinjve do t’i çonte ata në kuotën e katër pikëve, mjaftueshëm për t’u kualifikuar.

Tashmë çdo gjë pritet të shihet në datën 24 qershor, kur Shqipëria të përballet me Spanjën dhe Italia me Kroacinë.

Advertisement