Politike
“Fitorja e Tramp arrin dhe në Shqipëri”, Gjekmarkaj për lirimin e Berishës: Era e ndryshimit po vjen në vendin tonë
Deputeti Agron Gjekmarkaj ka reaguar menjëherë pas vendimit të GJKKO, për lirimin e kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha. “Fitorja e Tramp arrin dhe në Shqipëri! Lirohet lideri i opozitës Prof. Dr. Sali Berisha! Era e ndryshimit po vjen në vendin tonë”, ka shkruar Gjekmarkaj.
Lajmi: –
Sali Berisha është liruar nga arresti shtëpiak, informon gazetarja Keti Banushi.
Lajmi ne perditesim…
GJKKO ka liruar nga masa e arrestit shtëpiak kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën.
Qëndrimi i Strasburgut është determinant dhe ka një rol parësor në këtë punë. SPAK le të bëjë çfarë të dojë. Por duhet të ulë kokën sepse i ka hipur një kali për sprapthi”, deklaroi avokati i Sali Berishës, Genc Gjokutaj.
Berisha ndodhej në ‘arrest shtëpiak’ prej 30 dhjetorit 2023 pasi refuzoi të zbatonte vendimin e parë të GJKKO-së për masën e sigurisë ‘detyrim me paraqitje’
GJKKO liroi Berishën, avokati Gjokutaj: Del që sot nga ‘arresti shtëpiak’! SPAK të bëjë ç’të dojë, i ka hipur kalit së prapthi
‘Unë nuk mund të relatoj dosjen. Gjykata konstatoi që për të nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurie. Jemi në kërkimin paraprak. Prokuroria kërkoi të mbetej në arrest shtëpie. Kjo ishte kërkesa jonë që ditën përpara seancës paraprake. Këto kërkese shqyrtohen brenda 5 ditëve. Kjo kërkesë është bërë këtu. Mbas vendimit të kushtetueses. Ligji nuk zbatohet në analogji.
Ne nuk i besojmë gjykateve, ua kam thënë kemi 1 vite e ca luftë me Irena Gjoka. Nuk e di duhet të kuptoni, nuk mund të hyj ndërgjegjes së brendshme procesi është politik nuk ekziston arsye ligjore. SPAK le të bëjë çtë dojë. Duhet të ulë kokën dhe të shoh çfarë ka bërë, të kthehet në retrospektivë i ka hipur një kali së prapthi. Që nga sot. absolutisht i ekzekutueshëm. Mos u mërzisni pse u lirua Berisha.’