Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Fitorja spektakolare, Rama: Faleminderit djem të mrekullueshëm

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar të gjithë futbollistët e Kombëtares të cilët triumfuan dje me një rezultat të shkëlqyer duke shënuar 3-0 me Çekinë. Rama ka ndarë edhe një foto të renditjes së Shqipërisë në grupin E ku kryesojmë. ‘MIRËMËNGJES…me këtë pamje që s’e kemi parë kurrë dhe me një falënderim të madh për ata të cilët e krijuan, djemtë e mrekullueshëm të kësaj Kombëtareje, trajnerin e tyre të jashtëzakonshëm dhe ndihmësit e tij fantastikë, e padiskutim supertifozët kuqezinj që janë lojtari 12 i skuadrës sonë, ju uroj një ditë të mbarë.’- shkruan Rama. Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 3-0 kundër Çekisë në “Air Albania”, për grupin E të Euro 2024. Mbrëmjen e 12 tetorit 2023, në stadiumin e tejmbushur të Tiranës vendosi goli i Jasir Asanit në minutën e 10-të dhe dopieta e Taulant Seferit në minutat 51 dhe 73. Me këtë sukses djemtë e Sylvinhos ngjiten me 13 pikë në krye të grupit dhe janë me një këmbë në fazën finale të “Gjermani 2024”.

Advertisement