Kosova
Fjalën e marrin armët/ Ushtria e Kosovës shkon në kufi me Serbinë
Ish-kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun, ka deklaruar rrejshëm se “kryeministri i Kosovës Albin Kurti synon të dërgojë Forcat e Sigurisë së Kosovës në veri, duke i dhënë Albin Kurtit kontroll të plotë mbi atë zonë. NATO, nga ana tjetër po mbështet transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, me arsyetimin se Beogradi po përgatitet për aggression. Kjo është arsyeja pse ata e zhvendosën fokusin nga dialogu në Bruksel tërësisht në planin ushtarak. Këtë e dëshmon edhe fakti se vitin e kaluar Kosova shpenzoi 115 milionë dollarë për blerjen e armëve të reja dhe idenë e formimit të tre regjimenteve të këmbësorisë. Jam i shqetësuar për iniciativën e mundshme për patrullime të përbashkëta nga KFOR-i dhe forcat e sigurisë kosovare në veri. Çdo patrullë që do t’i mundësonte FSK-së të kontrollonte vijën administrative do të nënkuptonte kontroll të plotë të saj në veri të Kosovës” – Ka deklaruar Dreçun
Përsa i takon situates në terren, në koordinim me NATO-n, forcat e sigurisë së Kosovës mund të shkojnë në komunat veriore të vendit: Mitrovicën e Veriut, Zveçanin, Zubin Potok dhe Leposaviqin. Kjo bazuar nga një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe NATO-s në vitin 2013.
Q137 kjo marrëveshje është ende në fuqi, e deklaroi edhe Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili në vitin 2021 deklaroi se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk mund të dislokohen në veriun e Kosovës me shumicë serbe pa pëlqimin paraprak të komandantit të KFOR-it.
Pra, kjo marrëveshje mes Kosovës dhe NATO-s e mohon atë që ka deklaruar Drecun, prandaj vlerësohet se ai ka dezinformuar.