Connect with us

LAJMI I FUNDIT

Fjalët e zbrazëta të Vuçiçit/ Danas për përhapjen e mundshme të konfliktit në rajon

Ngjarjet e fundit në Kosovë, ku mbetën të vrarë disa persona, shkaktuan ankth dhe shumë pyetje mbeten ende pa përgjigje. Njëra prej tyre është, a mund të përhapet konflikti nga Kosova në të gjithë rajonin?

Një polic i Kosovës është vrarë dhe dy të tjerë u plagosën në Banjska mëngjesin e së dielës. Jo shumë orë më vonë, anëtarët e grupit që kryen “sulmin terrorist”, u strehuan në manastirin e Banjskës ku dhe gjatë përplasjes me organet e rendit nga Kosova u vranë katër sulmues.

Gjatë gjithë kohës, kryeministri Albin Kurti iu drejtua qytetarëve të Kosovës, ndërsa qytetarët e Serbisë ishin në pritje të fjalimit të jashtëzakonshëm të presidentit Aleksandër Vuçiç i planifikuar për të dielën në orën 20:00.

Nemanja Millosheviç, kryetar i organizatës politike Glas dhe mjeshtër i shkencave politike, tha për Danas se nga Vuçiç kemi dëgjuar vetëm thënie boshe “për më shumë se një dekadë”.

Teksa prej kohësh është raportuar në media se Rusia ka interes të provokojë konflikte në Ballkanin Perëndimor me qëllim që të largojë vëmendjen e komunitetit ndërkombëtar nga lufta në Ukrainë, bashkëbiseduesi I Danas tha se Rusisë do t’i shkonte për shtat një pikë tjetër konflikti në tokën evropiane.

I pyetur nëse është e lehtë të shkaktohet një konflikt në Kosovë, Millosheviç tha se nuk mund të ndodhë kaq lehtë. Ajo që pamë ishte maksimumi i diçkaje që mund të ndodhë.

Tanja Topiç, analiste politike nga Bosnja dhe Hercegovina tha se “Për një kohë të gjatë, thuajse me naivitet dhe mjaft besim kam deklaruar se është e pamundur të ndodhë një konflikt i ri në Bosnje dhe Hercegovinë, një konflikt, e kam fjalën për një konflikt të armatosur. Por pas asaj qe ndodhi ne Kosove, nuk jam më e sigurt, se kemi edhe ne në Bosnje Hercegovine 30 budallenj, të cilët janë gati për gjakderdhje të re. Dhe ne e dime se edhe kaq mjafton për të patur njerëz të vdekur, për t’u kapluar nga të dridhurat dhe frika.

Advertisement