Kosova
Fjalori i ndotur i Lavrov/ Loja e dyfishtë me Kosovën
Kreu i diplomacisë ruse, Sergeri Lavrov pretendon se shtetet perëndimore po luajnë lojë të dyfishtë sa i përket të drejtës së njerëzve për vetëvendosje. Sipas tij “duket qartë” që një gjë të tillë e bëjnë me Kosovën, shkruan Danas
“Kur duan ta bëjnë Kosovën të pavarur, ata theksojnë të drejtën e popullit për vetëvendosje, por kur është në interesin e tyre ta mohojnë një të drejtë të tillë në pjesë të tjera të botës, ata i referohen integritetit territorial si një opsion absolut” ka thënë Lavrov.
Ministri I jashtem rus vlerëson se “pafytyrësia e Perëndimit”, e cila, siç tha ai, ushtron presion ndaj partnerëve rusë duke i detyruar të heqin dorë nga bashkëpunimi me Moskën, kalon çdo kufi.
“Paturpërisa e përfaqësuesve perëndimorë, dhe përveç delegatëve të Bashkimit Evropian, ka edhe amerikanë që janë përgjegjës për problemet e sanksioneve –i kalon të gjithë kufijtë, kuptohet si një mosrespektim i plotë i pavarësisë së vendeve që janë të ekspozuar ndaj presioneve dhe kërcënimeve të tilla”, ka shtuar diplomati rus.