Connect with us

Politike

Fjoralba thotë se do protestojë deri në rrëzimin e Edi Ramës

Modelja Fjoralba Dizdari, e cila është edhe anëtare e Këshillit Kombëtar të PD-së, u shpreh se do të ketë një valë protestash nga opozita.

Ajo tha se ka një plan anti krizë nga ana e PD-së, duke thënë se po punohet nga mëngjesi deri në darkë edhe për primaret.

“Do të ketë një valë protestash. Ky është vetëm fillimi. Gjatë gjithë kësaj kohe janë bërë protestat në gjithë vendin.

Ne po punojmë nga mëngjesi në darkë. Ne kemi një plan anti-krizë se çfarë ofron Partia Demokratike.

Unë kam qenë gjatë gjithë radhës në terren dhe terreni është një barometër për të kuptuar real situatën.

Ne kemi kaluar një krizë të madhe në parti, ku në janar kemi ngrënë gaz nga vetë partia jonë.

PD-ja po punon nga mëngjesi deri në darkë, kemi edhe primaret, ndërsa protesta ishte primare”, tha ajo në emisionin e Luan Ramës.

Advertisement