Sport
Flakadanët në “Air Albania”, UEFA dënon Shqipërinë
UEFA nuk është kursyer në masat e saj disiplinore për ngjarjet e ndeshjes mes Shqipërisë dhe Polonisë, duke caktuar një supergjobë për FSHF, por edhe duke urdhëruar mbylljen me kusht të tribunave pas portës në “Air Albania” për takimin e radhës.
Pasi ka vendosur 44 mijë euro gjobë për të gjitha shkeljet e ndryshme që janë konstatuar gjatë gjithë ndeshjes në “Air Albania” dhe që kanë lidhje me tifozerinë shqiptare apo me vetë organizimin e dobët të FSHF, UEFA vendosi që të mbyllte dy tribunat pas porte të stadiumit për ndeshjen e radhës. Por kjo mbyllje do të jetë me kusht, pasi do të hyjë në fuqi vetëm nëse konstatohen shkelje të tjera të këtij lloji në dy vitet e ardhshme.
VENDIMET
SHQIPËRIA
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 30,000 euro dhe të urdhërojë mbylljen e pjesshme të stadiumit të Federatës Shqiptare të Futbollit (pra e gjithë tribunës veriore dhe jugore) gjatë ndeshjes së ardhshme (1) të kompeticionit të UEFA-s në të cilën Federata Shqiptare e Futbollit luan si shoqatë pritëse, për ndezjen e fishekzjarrëve, hedhjen e sendeve dhe aktet e dëmtimit. Mbyllja e pjesshme e stadiumit në fjalë pezullohet për një periudhë prove prej dy (2) vitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi.
Të gjobisë Federatën Shqiptare të Futbollit me 14,000 euro për bllokimin e kalimeve publike.
Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për sjelljen e pahijshme të skuadrës së saj.
Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për reklamimin e ndaluar të sponsorëve në çanta.
Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për mosrespektimin e kërkesave minimale mjekësore.
Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për organizimin e pamjaftueshëm dhe moszbatimin e një strategjie të duhur të ndarjes së biletave.
Të paralajmërojë Federatën Shqiptare të Futbollit për mediat e paautorizuara në fushë.
Polonia
Të gjobisë Federatën Polake të Futbollit me 15,000 euro dhe të ndalojë Federatën Polake të Futbollit që t’u shesë bileta tifozëve të saj jashtë vendit për ndeshjen e radhës (1), për hedhjen e objekteve dhe ndezjen e fishekzjarrëve. Kjo ndalesë për shitjen e biletave pezullohet për një periudhë provuese prej dy (2) vitesh, duke filluar nga data e këtij vendimi.
Të gjobisë Federatën Polake të Futbollit me 5000 euro për akte dëmtimi.
Të urdhërojë Federatën e Futbollit të Polonisë që të kontaktojë Federatën Shqiptare të Futbollit brenda 30 ditëve për shlyerjen e dëmeve të shkaktuara nga mbështetësit e saj, pra për karriget e thyera.
Të paralajmërojë Federatën Polake të Futbollit për sjelljen e pahijshme të ekipit të saj.