Connect with us

Aktualitet

Flakë dhe policë, tensione në ambientet e ambasadës së Iranit në Tiranë

Prej disa minutash ka nisur në ambasadën e Republikës Islamike në Tiranë zhvendosja e sendeve të diplomatëve, të cilët priten të largohen nga Tirana, pasi qeveria shqiptare shkëputi zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Teheranin zyrtar.

Duke zbatuar ultimatumin 24 orësh që kryeministri Edi Rama u vendosi gjatë paradites,  dy oficerë policie, një i repartit “Shqiponja” dhe tjetri i Forcave të Rendit janë paraqitur në zyrat e ambasadës.

Ndërkohë, raportohet se në ambientet e ambasadës që ndodhet në rrugën “Mustafa Matohiti” është duke ndodhur një aktivitet i çuditshëm.

 

 

Një dritë në formë flake në ambientet e brendshme të godinës, ndërkohë sipas raportimeve në ajër ndihet aroma e djegies.

Nuk dihet saktësisht se ç’po ndodh në godinë, por gjatë ditës ka pasur lëvizje të shumta me policë që janë futur brenda Ambasadës dhe kamionçina që besohet se do bëjnë të mundur zbrazjen e ambientit.

Advertisement