Connect with us

Aktualitet

Flakët shkrumbuan banesën në Pukë, flet djali: Ishim duke ngrënë bukë dhe…

Pasditen e sotme një banesë u përfshi nga flakët në fshatin Mesul të Pukës.

Mësohet se banesa e djegur është në pronësi të Ardian Keci i cili ndodhej për kurim në QSUT. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike ndërsa banesa është djegur në pak minuta. Djali i familjes, Geraldo Keci shprehet se në momentin kur ka rënë zjarri kanë qenë duke bukë. Ai më tej shton se ata kanë zjarrin në tavan ndërsa nuk dinin nga erdhi.

“Ishim duke ngrënë bukë dhe kemi parë zjarrin në tavan që kishte rënë, nuk e dimë nga erdhi. I kam marrë mamin, nënë dajën dhe i kam nxjerrë jashtë. Na janë djegur televizori, dushi, raftet, kolltuqet, frigoriferi, lavatriçja”, tha Geraldo Keci.

Shërbimi zjarrfikës e kishte të pamundur ndërhyrjen për shkak të mungesës së rrugës automobilistike.

Advertisement