Connect with us

Politike

Flamur Noka: Jemi personalitete, të respektuar dhe me integritet, jo si këta socialistët…

Kur të dy kampet kryesore kanë dalë në fushën e betejës elektorale me drejtuesit politikë në 12 qarqe, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka beson se mes palëve ka një ndryshim themelor: opozita nuk drejtohet nga krimi…

Edi Rama ka vënë kukulla dhe i ka të gjitha arsyet për ta bërë këtë. Edi Ramës nuk i interesojnë drejtuesit politikë nga partia e tij, sepse ai drejtues politik ka Bajrat, Ndokët, Rrajat, Troplinët, Çelët”-u shpreh Flamur Noka në një intervistë për emisionin “Pa Censurë”, në RTSH, duke risjellë në vëmendje denoncimin e kolegut të tij, Gazment Bardhi, për emërimin e Drejtorit të Policisë së Shkodrës nga eksponentë të krimit të organizuar në Shkodër.

Pëllumb Gjoka me Bajrin bisedojnë se ministër do të bëhet një shok i joni dhe drejtor na duhet Mondi. Sot ai është drejtor i Shkodrës. Kush e llogariste Beqjen për drejtues politik në Shkodër? Vetëm talleshin në bisedat e tyre në SKY/EÇ. Edhe sot, nuk është Beneti drejtues. Është Behar dhe Safet Bajri drejtues politik në Shkodër.

Nuk është Emirjana në Durrës drejtuese. Është Gjushi nga një anë dhe Troplinët. As Arbjan Mazniku nuk e drejton Elbasanin. Rama i ka të gjithë të kapur, me dosje, kandidatë për në burg dhe ushtarë të krimit, Ndërsa ne si PD kemi vendosur personalitetet e partisë për të drejtuar fushatën. Ata janë njerëz të respektuar, janë me integritet, si dhe kanë një profil të nderuar politik dhe njerëzor.”- theksoi Noka.

Numri dy i PD-së u pyet edhe për parashikimin e kryeministrit Rama se PD do të marrë deputetë sa në 97-ën.

Edi Rama është kasap i votës dhe i zgjedhjeve të lira, ndaj ne do të bëjmë gjithçka që ai të ikë dhe të krijojmë një qeveri teknike që të garantojë zgjedhje të lira në Shqipëri”– u shpreh për RTSH sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka.

Advertisement