Kosova
Flamuri i bardhë/ “Kurti në raport me dialogun është i dorëzuar”
Visar Ymeri, një nga të rrallët që ka pasur rastin që kryeministrin Albin Kurti ta ketë shef dhe vartës për një mandat në VV, si askush tjetër njeh logjiken e funksionimit të kryeministrit të Kosovës
Ymeri ka vlerësuar se paraqitjet e të parit të qeverisë ngjasojnë me atë të një njeriu që ka ngritur flamurin e bardhë.
“Kurti në raport me dialogun me Serbinë është i dorëzuar. I dorëzuar në raport me Kosovën, me rolin si kryeministër, i dorëzuar nga modeli i politikanit që ka prezantuar veten. Nëse deri dje thoshte që jam dita krahas natës, tani thotë se jam vetëm pak më i mirë se tjerët. Sipas tij, kjo tregon se Kurti më nuk është kryeministër i shpresës, siç e ka parë veten dikur.
Ndër të tjera, Ymeri ka folur edhe për ndryshimin e kryeministrit Kurtit në procesin e dialogut me Serbinë, një ndryshim i çuditshëm dhe shqetësues.
“Është shqetësues, sepse një kryeministër i cili thotë se kam qenë kundër Asociacionit ose Zajednicës dhe tani i pranon të dyja rastet, eshte si te thote: cfaredo qe bej e kam mirë