Aktualitet
Flet djali i viktimës në Don Bosko: Po lutesha vetëm për mbesën…
Report Tv ka shkuar në shtëpinë e familjes së Mimoza Pajës, 58-vjeçarja që u vra gabimisht nga dora e krimit teksa ishte duke punuar në lokalin në pronësi të Fatjon Muratit. Për moderatoren e ‘Pa Gjurmë’, Odeta Dume, djali i viktimës, Sajmir Paja, ka treguar se si e ka mësuar lajmin për atë se çfarë kishte ndodhur me nënën e tij.
Odeta Dume: Sajmir unë të jap ngushëllime në emër të emisionit ‘Pa Gjurmë’, por edhe të televizionit të Report TV. Realisht jemi tronditur dhe jemi prekur kur u informuam nga kolegët për ngjarjen ndaj të jap ngushëllime!
Sajmir Paja: Faleminderit! Kjo është një ngjarje që nuk ka fjalë çfarë me thënë, paçka se mua më ra…
Odeta Dume: Ku ndodheshit ju në ato momente, si e mësuat, kush ju telefonoi?
Sajmir Paja: Unë në ato momente sapo kisha ardhur, 10 minuta kisha sjellë njerëzit këtu. Shkova se kisha punën time, thjesht isha ulur në lokal duke pirë kafe. Më bie telefoni nga kunati, nga dhëndri im banon këtu afër meje, tha: Hajde se ndodhi kjo që ka ndodhur. Gjatë rrugës po shihja portalet, e vetmja gjë që më shkoi në mendje i lutesha zotit, ishte mbesa, pjesa më e madhe sa e mora vesh që kishte mbaruar… (qan)