Lifestyle
Flet mjeku: Kurrë mos i puthni fëmijët në buzë
Doktori i njohur Flamur Topi ka reaguar ditëne sotme në një emision televiziv mbi puthjen e fëmjevë në buzë.
Nëpërmjet një telefonate ai, teksa shpjegon se nga ana mjekësore, kjo nuk sjell asgjë të mirë për fëmijën pasi të rriturit transmetojnë sëmundje të rënda tek ta.
“I paharruar, i madhi profesori Hamdi Sulçebe ka qenë një mjek edhe i familjes time dhe që i vogël, ai vazhdimisht këshillonte në radion e tij, në programin e vet të njohur, kurrë dhe kurrë mos i puthni fëmijët, në aspektin mjekësor, gjithnjë. Ai thoshte që nëpërmjet të të puthurës të rriturit mund t’i transmetojnë të vegjëlve sëmundje shumë të rënda.
Puthja e fëmijëve në buzë është një shenjë dashurie dhe përkujdesje që shpesh tregojnë prindrit dhe të afërmit për fëmijët e tyre të vegjël, teksa kjo është një temë shumë e diskutuar. Shpesh mes rrethit të mjekëve dhe psikologëve ky veprim është i gabuar dhe jo normal sepse buzët konsiderohen si zonë erogjene, megjithëse në mesin e prindërve është tejet normale.