Sport
Flet traineri i Çekise,ne kemi akoma shpresa…
Dy ditë pas humbjes dërrmuese në Shqipëri (0-3), Trajneri i kombëtares çeke, Jaroslav Silhavi ka dalë para mediave në qendrën e shtypit të “Doosan Arena” në Pilsen. Silhavi me pajën e tij tipike në fytyrë iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve me qetësi të akullt në prag të ndeshjes me Ishujt Faroe.
Ndonëse u insistua për të mësuar fatin i tij në krye të kombëtares çeke pas humbjes në Shqipëri ai u përgjigj: “Detyra jonë është të përgatisim ekipin për ndeshjen në Pilsen.
A jeni ende të lëkundur nga disfata dërrmuese në Shqipëri?
Atmosfera në ekip është e mirë. Sigurisht që të gjithë e kemi brenda vetes që ndeshja në Shqipëri nuk shkoi mirë, gjithçka varet nga kjo. Ne analizua disa gjëra gjatë vlerësimit të shkurtër të ndeshjes. Të gjithë i pamë gabimet tona në video, duke përfshirë edhe ne trajnerët. Lojtarët e pranuan atë. Nuk mund të qajmë me trishtim këtu atë që ndodhi. Kemi një ndeshje tjetër të dielën. Ne jemi të detyruar ta përgatisim skuadrën për të, në atë mënyrë që të mund ta përballojmë atë.
A mund të jetë kjo ndeshja juaj e fundit si trajner i kombëtares?
E dini çfarë, e kam thënë tashmë në intervistat pas ndeshjes në Shqipëri se detyra jonë është të përgatisim skuadrën për takimin në Pilsen. Koha është aq e shkurtër sa nuk e di se si do të kishte ndodhur ndryshe. Presidenti i federatës tha gjithashtu se Komiteti Ekzekutiv do të mblidhet javën e ardhshme, ku do të diskutohet për çështjen e trajnerit. Nuk dua të merrem me të tani, unë dhe kolegët e mi po mendojmë për ndeshjen e së dielës.
A është e mundur të shkëputeni nga kritikat që iu vunë juve dhe ekipit pas Shqipërisë?
Sigurisht që është e pakëndshme. Në fillim të kualifikimeve, dukej e lehtë, se mund ta bënim, por më pas u ngatërrua dhe u ndërlikua për ne. U frenuam në Moldavi, pastaj në shtëpi me Shqipërinë. Na duhej të paktën një pikë ndaj Shqipërisë në ndeshjen e dytë, por shqiptarët fituan dhe u distancuan nga ne. E kemi ende në dorë fatin e kualifikimit. Duhet të fitojmë ndeshjen të dielën dhe të marrim frymë për dy ndeshjet e mbetura në grup.
Nëse fitoni ndaj Ishujve Faroe, a do t’i shprehni Komitetit Ekzekutiv se keni dëshirë të vazhdoni?
Sigurisht që e kuptoj situatën. Por siç thashë më parë, gjëja kryesore për mua tani është ndeshja e së dielës. Për të vendosur se çfarë do të jetë dhe çfarë nuk do të jetë… Më intereson kryesisht ndeshja tani, pastaj do të shohim se si do të vendosin njerëzit e Komitetit Ekzekutiv”.
Jeni të kënaqur me fjalët e kapitenit Tomas Suçek se skuadra synon të luftojë edhe për ju?
Sigurisht që jam i lumtur, por të gjithë duhet të luftojmë për Çekinë, për kombëtaren. Besoj se kështu do të jetë. Nuk do të jetë një luftë për trajnerin, por për luaneshën që lojtarët kanë në gjoks.