Connect with us

Aktualitet

Flet vëllai i viktimës në Kamzë: E ka bërë Dan Hutra

Vladimir Kurti i dënuar përjetë ka reaguar pas lajmit se e motra e tij Etleva Kurti është ekzekutuar në oborrin e banesës së saj në Kamzë. Por ndryshe nga çfarë është perceptuar nga mediat si pistë hetimi, Vladimir Kurti thotë se në fakt e motra e tij është vrarë nga Dan Hutra, vrasësi i masakrës së Paskuqanit ku vrau 2 persona dhe plagosi 3 të tjerë. Ai thotë se këto dyshime i lidh me faktin se është kërcënuar disa herë prej tij në burg dhe kishte tentuar disa herë ta vriste.

“Dyshoj sepse kemi pasur përplasje këtu në burg me të. Gjatë gjithë kohës jemi ngacmuar Janë shumë ngjarje që si lidh dot. Më ka kërcënuar, kishte tentuar shumë herë të më vriste edhe këtu.”- tha vëllai, Vladimir Kurti.

Advertisement