Connect with us

Kosova

Flitet për manovra/ Politologu serb flet pa rezerva

Fakti që kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore refuzoi kërkesën për shkarkim, i cili ishte iniciuar nga një grup i qytetarëve serb, është paralajmërim për dhe si Bashkimi Evropian ashtu edhe serbët në Kosovë se Prishtina padyshim do t’i vonojë dhe pengojë procedurat, sipas politologut Ognjen Gogiç, i cili gjithashtu paralajmëroi se e gjithë kjo mund të kthehet në një krizë të re dhe jo në zgjedhje të reja në katër komunat serbe në veri të Kosovës.

Megjithatë, ai tha se fakti që iniciativa u refuzua, nuk do të thotë se përpjekja për të inicuar ndryshimin e kryetarëve të komunave në Mitrovicën Veriore, Leposavic, Zveçan dhe Zubin Potok, definitivisht ka dështuar por shtoi se kjo qasje do ta komplikonte edhe më shumë pozitën e komunitetit serb në veri.

“Ndoshta kjo ishte një lloj manovre. Mbase serbët u përpoqën ta përdorin këtë mekanizëm për t’i treguar komunitetit ndërkombëtar se Prishtina nuk është bashkëpunuese dhe pastaj presioni të zhvendoset përsëri tek” – potencoi Gogiç

Advertisement