Connect with us

Sport

Florian Marku surprizon Luiza Gegën, ka një mesazh për…

Nderimi dhe respekti për Luiza Gegën erdhi jo vetëm nga krerët e shtetit shqiptar, por edhe nga njerëz të thjeshtë. Por një personazh i veçantë ka surprizuar me vizitën e tij.

Gjatë një interviste që Luiza Gega po jepte, boksieri Florian Marku i është afruar atletes kampione, duke e përqafuar dhe uruar për suksesin më të fundit. Marku gjithashtu lëshoi një apel për të rinjtë shqiptarë.

“Besoni dhe luftoni fort për ëndërrat tuaja. Luiza është modeli më i mirë i suksesit. Stërvituni dhe punoni sa më shumë, sepse një ditë do të shpërbleheni. Unë e kam nisur nga hiçi” – u shpreh Marku, që pasnesër do të duelojë në “Air Albania”.

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *