Connect with us

Sport

Florian Marku triumfon në ‘Air Albania’

Florian Marku bën që Air Albania të shpërthejë. Boksieri kuqezi ka mundur me vendim unanim te të arbitrave meksikanin Miguel Parra, duke fituar për rrjedhojë titullin WBC, ndërsa është mbajtës edhe e IBF

Pas 10 raundeve shumë të luftuara, në spektaklin e kësaj nate boksi ndërkombëtar në “Air Albania”, boksieri shqiptar Florian Marku konfirmoi formën e tij duke siguruar fitoren e radhës ndaj meksikanit i cili në disa momente edhe e vuri në vështirësi Markun.
Por në fund, gjyqtarët i dhanë të drejtë grushteve të Markut, i cili kishte lëshuar shumë të tillë në shënjestër, duke i dhënë fitoren me vendim unanim.

Nga babai i Dua Lipës, te reperët e njohur e politikanët shqiptarë, tifozët VIP që ndoqën ndeshjen e Florian Markut

Ndeshja e Florian Markut, mblodhi në ‘Air Albania’ tifozë të shumtë të boksierit shqiptar, por të pranishëm kanë qenë edhe figura të showbizit, sportistë e politikanë.Në mesin e VIP-ave që shikuan ndeshjen është vënë re babai i Dua Lipës, Dukagjin Lipa, sëbashku me djalin e tij, reperi Noizy, si edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, ministrja e Sportit, Evis Kushi, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, e ish-presidenti Bamir Topi.

Florian Marku flet pas fitores: S’jam supermen, por jap shpirtin

1661461401_1661459957Screenshot2.jpgBoksieri shqiptar Florian Marku ka qenë mjaft i emocionuar pas fitores me meksikanin Miguel Parra.

“I them faleminderit të gjithëve që erdhët sot. Kushdo që stërvitet jep shpirtin. Meksikanët janë të fortë. Një duartrokitje për meksikanin që erdhi këtu. Kam kaluar një jetë jo të lehtë si të gjithë shqiptarët. Ju falenderoj ju që keni ardhur ketu. Nuk jam as Superman as njeri që nuk goditet, edhe unë kam shpirt, por vetëm diçka ju premtoj. Do jap shpirtin derisa të bie dhe të mos çohem më. Ju premtoj se do jap shpirt”, u shpreh Marku.

Marku ka bërë një ndeshje të madhe dhe mjaft emocionuese në “Air Albania”, duke mos zhgënjyer asnjë nga të pranishmit.

Fitorja e Florian Markut, Rama publikon foton e kampionit me ‘plis’ në kokë

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur fitoren e boksierit Florian Marku. Kreu i qeverisë ka publikuar një foto, ku shihet kampioni Florian Marku me plis në kokë.

 

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *