Bota
Fluksi i emigrantëve/ Trump dhe Biden i drejtohen kufirit me Meksikën, dy rivalët kërkojnë të…
Presidenti amerikan, Joe Biden dhe paraardhësi i tij në këtë detyrë, Donald Trump, i janë drejtuar ditën e sotme kufirit që SHBA ndan me Meksikën në mes të krizës që ky rajon po përjeton me kalimin e emigrantëve të shumtë ilegalë.
Biden, i cili dëshiron të nxjerrë në pah se si republikanët arritën një marrëveshje dypartiake të sigurisë kufitare me urdhër të Trump, do të shkojë në qytetin Broënsville të Luginës së lumit Rio Grande.
Për nëntë vjet, ky ishte korridori më i ngarkuar për kalimet ilegale, por kalimet ilegale atje kanë rënë ndjeshëm në muajt e fundit.
Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre zbuloi se Biden do të takohet me agjentët e patrullës kufitare, zbatimit të ligjit dhe udhëheqësit lokalë në Brownsville, Teksas.
“Ai do të përsërisë thirrjet e tij për republikanët e Kongresit që të ndalojnë së luajturi politikë dhe të sigurojnë fondet e nevojshme për agjentë shtesë të Patrullës Kufitare të SHBA, më shumë oficerë azili, teknologji të zbulimit të drogës dhe më shumë,” tha ajo.
Nga ana tjetër përfaqësues të fushatës së Donald Trump janë shprehur se ish-Presidenti po shkon në Teksas për të vizituar “skenën e krimit në kufirin e hapur të Biden”.
Zëdhënësja e fushatës së Trump, Karoline Leavitt tha se “dështimi i Bidenit” ka rezultuar në rritjen e numrit të ardhjeve të emigrantëve dhe një rritje të kontrabandës së fentanilit.