Politike
Flutura Açka ka një thirrje për Lapajn, Shabanin dhe Qorin
Flutura Açka deklaroi se “Djathtas 1912” i ka të hapura dyert dhe për ish-kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Deputetja demokrate tregoi kushtet që duhet të plotësojë Basha që t’i bashkohet këtij formacioni, teksa nuk hezitoi të lëshonte dhe kritika ndaj tij.
“Basha është i ftuar publikisht që të bashkohet nëse është e mundur me këtë frymë. Kushti është të ndahet nga jo që e ndau PD në 9 shtator. Duhet ta kishte bërë betejën politike. Përse nuk e bëri. Duhet të bënte më shumë transparencë. Ku u zhduk për një vit e gjysmë. Mendoj se u dëmtua politikisht nga kjo mungesë”, tha Açka.
Më tej, Açka nga “Off the Record” bëri dhe një ftesë dhe për lëvizjet dhe partitë më të reja që të bashkohen me ta, ndonëse disa prej këtyre formacioneve janë të majta.
“Thirrje, Lapajt, Shabanit, Qorit që kanë parti të bashkohemi kundër këtij establishmenti që nuk po e le Shqipërinë të marrë frymë”, tha deputetja.