Politike
Flutura Açka: S’kam firmosur për shkarkimin e Alibeajt
Deputetja e PD Flutura Açka ka reaguar pas publikimit të një liste deputetësh nga ana e Eni Vasilit, të cilët, sipas saj, kanë firmosur për shkarkimin e Enkelejd Alibeajt si kryetar grupi parlamentar i PD.
Ajo thotë se nuk është e vërtetë se ka firmosur për shkarkimin e Alibeajt.
“Nuk mbahet shtëpia me miell hua…
Unë nuk kam firmosur. Mund ta kisha bërë, por nuk e kam bërë, për një arsye fare të thjeshtë: nuk flitet për bashkim, por arnim.
Kushdo që e ka bërë abuzimin dhe shpërdorimin publik me emrin tim, nuk më ka dëmtuar mua, por kauzat e Partisë Demokratike”, shprehet deputetja demokrate.