Kronike
FNSH qëllon me armë në Elbasan
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë gjatë një operacioni në qytetin e Elbasanit për kapjen e një të shumëkërkuari, kanë zhvilluar kontrolle në disa banesa.
Ndërkohë që në një pikë postoblloku pranë urës së Zaranikës, një person nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, në këtë moment forcat operacionale kanë qëlluar me armë.
Burime për NTV.AL bëjnë me dije se pas të shtënave është bërë i mundur neutralizimi i personit të cilët i është sekuestruar mbi gjysmë kilogram heroinë e cila ndodhej në mjetin e tij.
…
Njoftimi i policise
Elbasan/Sekuestrohet një pako me lëndë narkotike heroinë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Zaranika”, pas një hetimi proaktiv.
Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Seksioni Operacional, në DVP Elbasan, në bashkëpunim me forcat e FNSH Fier, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan.
Vihet në pranga 43-vjeçari që ushtronte këtë veprimtari, i cili kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe në kuadër të hetimit proaktiv për një shtetas që merrej me shpërndarje të drogave të forta, në qytetin e Elbasanit, u organizua dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Zaranika”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Xh. D., 43 vjeç, banues në Elbasan. Ky shtetas ishte me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”. Gjithashtu ka qenë i dënuar më parë, për veprën penale “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 525 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë dhe 2 aparate celuare.
Vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të impikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.