Connect with us

Kronike

FNSH “zbarkon” në Vlorë, kontrolle në qytet dhe fshatra

FNSH rikthehet sërish në Vlorë. Forcat e ndërhyrjes së shpejtë kontrolle në akset nacionale të qytetit. Postobllokët policor janë vendosur në hyrje të Vlorës, në rrugën Transballkanike, por edhe në rrugën që të lidh me bregdetin si dhe me fshatrat e qytetit.

Kontrollet po vijojnë tek mjetet lukzose ato me xhama të zinjë. Kontrollet janë përqëndruar tek arrestimi i personave në kërkim apo atyre që mbajnë sende të forta mjete prerëse apo armë.

Gjithashtu kontrolle në qytet edhe në fshatra në zonat e riskut ku mund të fshihen eksponentë të krimit ose të ketë mundësi kultivimi kanabis

Advertisement