Politike
FOKUS 11 Maji/ Dita e dytë e takimit, Rama mbledh ministrat dhe drejtuesit e qarqeve

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë sërish Kryesinë e Partisë Socialiste dhe drejtuesit politik të qarqeve sot. Kjo është dita e dytë e kësaj mbledhje, pasi dje u zhvillua takimi i parë që zgjati më shumë se 6 orë. Mbledhja do të zhvillohet me dyer të mbyllura në Pallatin e Brigadave.
Agjenda kryesore e këtij takimi janë zgjedhjet e 11 majit, lista e kandidateve për deputetë, vota e diasporës dhe disa nga pikat kryesore të programit elektoral.
Një tjetër pikë e rëndësishme për Partinë Socialiste është edhe përmbyllja e listës së kandidatëve për 12 qarqet, e cila duhet të dorëzohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve brenda 12 Marsit.

