Politike
Foltorja sulmon Altin Dumanin: Terrorist i kuq dhe mercenar i Edi Ramës
Ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu, me anë të një deklarate për mediat shprehet se kreu i SPAK Altin Dumani tha sot se gjykatat vendosin siç i urdhëron SPAK. Balliu thekson se kjo deklaratë nënkupton se GJKKO nuk është tjetër, përpos se notere e organit të akuzës.
“Prokuroria bën punën si organi i akuzës dhe gjykatat peshojnë dhe vendosin mbi provat, faktet, dëshmitarët dhe të gjithë procesin e plotë juridik duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet.
Partia Demokratike e sheh me alarm dhe neveri këtë deklaratë të Altin Dumanit, edhe pse ajo nuk bën gjë tjetër veçse konfirmon akuzat tona të provuara, provat tona të zbuluara, se SPAK është një mashë politike dhe nje organizate kriminale ne duart e mafies shtetërore. Altin Dumani ka hyrë në histori si prokurori-peng, vasal, autor i amnistive të krimeve më të shëmtuara të Edi Ramës”, shprehet Balliu.
Deklarata e plotë e ish-deputetit të PD, Klevis Balliu:
Produkt kryesor korrupsioni i reformës në drejtësi, shefi uzurpator i postit të drejtuesit të Prokurorisë Speciale, Altin Dumani, ka pranuar vetë, në ligjëratë të drejtë, si ndonjë terrorist i kuq apo bos mafie, se gjykatat vendosin siç i urdhëron SPAK. Pra, ato nuk janë më shumë se notere të organit të akuzës.
Sepse, në një sistem drejtësie që sheh ligjin dhe zbaton vetëm atë, asnjë degë e gjyqësorit, nuk i jep porosi apo urdhra tjetrës.
Prokuroria bën punën si organi i akuzës dhe gjykatat peshojnë dhe vendosin mbi provat, faktet, dëshmitarët dhe të gjithë procesin e plotë juridik duke respektuar Kushtetutën dhe ligjet.
Partia Demokratike e sheh me alarm dhe neveri këtë deklaratë të Altin Dumanit, edhe pse ajo nuk bën gjë tjetër veçse konfirmon akuzat tona të provuara, provat tona të zbuluara, se SPAK është një mashë politike dhe nje organizate kriminale ne duart e mafies shtetërore. Altin Dumani ka hyrë në histori si prokurori-peng, vasal, autor i amnistive të krimeve më të shëmtuara të Edi Ramës.
Ai është prej kohësh një mercenar për të goditur kundërshtarët politikë dhe për të mbrojtur Edi Ramën dhe suitën e tij, për të gjuajtur me porosi të tij dhe për të trembur ata brenda llojit, që nuk pranojnë të marrin fajin në emër të ‘organizatës’ apo të shefit. Mbajtja në arrest të paligjshëm e liderit të opozitës Sali Berisha është prova më flagrante e vrasësve me porosi në sistemin e drejtësisë.
Burgosja e Fredi Belerit me akuzën e vjedhjes së zgjedhjeve, dhe më pas arrestimi i rivalit të tij se nuk i vodhi zgjedhjet, shpjegon më tej maskën që nuk e mbulon turpin, por vetëm sa e sterros edhe më tej faqen e tyre të zezë.
Shqiptarët duhet ta shohin, ta dëgjojnë, ta dinë dhe ta kuptojnë se, me vjedhje të zgjedhura blihet jo vetëm demokracia, por edhe drejtësia. Me votime, në vend të zgjedhjeve cungohet liria dhe te drejtat.
Prandaj opozita mbështet protestën e nesërme kundër drejtorëve hajdutë të bashkisë, për dorëheqjen e Erion Veliajt. Pa e humbur kurrë fokusin se pas tyre qëndron Veliaj. Hajdutët e 5D le ta kuptojnë nga fjalia kobzezë e shefit të SPAK: arrestimi i tyre është njëherësh edhe vendimi për burgosjen. Sepse Gjykata bën çfarë i thotë SPAK