Bota
Forcat ajrore izraelite sulmojnë Sirinë
Izraeli kreu sulme ajrore në zonat pranë qytetit sirian Homs në orët e para të mëngjesit, duke shkaktuar dëme materiale, por jo viktima, tha ushtria siriane në një deklaratë.
Një raketë kundërajrore siriane shpërtheu mbi territorin izraelit, tha ushtria izraelite, duke shkaktuar një raund tjetër sulmesh, raportojnë mediat e huaja.
Autoritetet izraelite nuk komentuan mbi sulmin ajror në Homs. Por ushtria tha se një nga raketat siriane të mbrojtjes ajrore shpërtheu mbi territorin izraelit pa shkaktuar asnjë dëm. Policia izraelite tha se mbetjet e raketës ranë në qytetin jugor të Izraelit, Rahat.