Pinknews
Format bombastike të modeles shqiptare bëjnë xhiron e rrjetit, nuk mungojnë komentet as nga personazhet publik
Rike Roci është padyshim një nga banoret më të komentuara të këtij edicioni të BBV.
Pas eleminimit nga loja, ish banorja po vijon me punën e saj si modele mes Italisë dhe Shqipërisë, ku e kemi parë mjaft aktive në rrjete sociale.
Mirëpo, ajo çfarë na ka surprizuar pasi ishte mbajtur mjaft e fshehtë, ishte spoti i Rike Roci për “Lori-Caffé”, si imazhi më i ri.
Këto ditë spoti ka bërë xhiron e rrjetit.
Teksa një numër i madh njerëzish dhanë shumë komente mbi imazhin e Rikes, kishte dhe personazhe publikë të cilëve nuk u shpëtoi spoti i Rikes.
Një ndër to ishte dhe Olta Gixhari e cila komentoi:
“Nje Cappuccino nga keto te Rikes te lutem”, duke ju referuar formave fizike të Rikes.