Kronike
FOTO/ 15-vjeçarit kapet me kallashnikov
Një 15-vjeçar është proceduar penalisht pasi është kapur me kallashnikov. Në njoftimin e policisë bëhet me dije se të miturit me inicialet F.K., banues në Maqellarë, i është gjetur një kallshnikov. Arma u sekuestrua dhe i mituri po hetohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Njoftimi i policisë Dibër:
Goditet një rast i mbajtjes pa leje të armës së zjarrit, në banesë. Falë inteligjencës informative, Policia sekuestron një armë zjarri kallashnikov që e posedonte një 15-vjeçar. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative, për një rast armëmbajtjeje pa leje, kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit F. K., në Maqellarë. Nga kontrolli në këtë banesë, shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri kallashnikov që posedohej pa leje nga ky shtetas. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. K., 15 vjeç. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.